English

Pakistan - Të Paktën 12 Të Vdekur Nga Një Atentat Me Bombë

PESHAWAR, 18 maj /ATSH-AFP/ - Të paktën 12 persona mbetën të vdekur sot dhe disa të tjerë u plagosën nga një atentat me bombë, që kishte si shënjestër trupat e policisë në një qytet të veriperëndimit të Pakistanit, jo shumë larg nga zonat ku ushtria zhvillon një sulm të përgjithshëm kundër talebanëve dhe al-Kaidës, njoftuan për AFP burime mjekësore. Bomba shpërtheu pranë një automjeti të policisë ku ndodheshin një oficer i rangut të lartë ushtarak, në afërsi të Dera Ismaïl Khan, njoftoi nga ana e saj policia, por pa përmendur shifra bilanci. "Kanë mbërritur trupat e rreth 12 personave të vdekur dhe mbi 10 të tjerë të plagosur disa prej tyre në gjendje të rëndë", deklaroi drejtpërdrejt për kanalin televiziv 'Geo le Dr Nasir Malik Akhtar', nga spitali i Dera Ismaïl Khan./ /i.p/
KOMENTE