English

Pasqyra E Shtypit Të Kosovës

HTINË, 18 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme: "Express" Këshilli i Sigurimit mbetet i ndarë - Këshilli i Sigurimit mbetet i ndarë kur flitet për Kosovën. Disa shtete presin vendimin e GJND'së. Ato që na kanë njohur, kërkojnë që Prishtina dhe Beogradi të gjejnë zgjidhje për çështje teknike. Ministri Hyseni tha se Kosova është e gatshme për këtë, por vetëm si palë e barabartë me Serbinë. Ministri Jeremiç dëshiron negociata për statusin. Tituj të tjerë: Statusi i shpëtoi nga arrestimi - UNMIK kishte ndërmend të arrestonte Ministra të Qeverive të kaluara, të dyshuar për korrupsion. Por, ata kanë shpëtuar për shkak se vendi ishte i përfshirë në bisedimet për statusin. EULEX po heton 69 raste për korrupsion dhe krime financiare. Në KFOR kemi të njofshëm - Shqipëria dhe Kroacia, dy shtetet më të reja të NATO's, kanë dërguar pjesëtarë të tyre në kuadër të KFOR'it në Kosovë. Në mesin e 9.923 trupave, janë edhe 2 pjesëtarë të ushtrisë shqiptare dhe 20 kroatë. Orhan Pamuk në mesin e shqiptarëve Premtimet nga Iraku Kriza e partneritetit "Koha Ditore" Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara diskutoi për Kosovën - S'ka ndryshime në OKB - "Askush nuk duhet të dyshojë në vendosmërinë e institucioneve të Kosovës që të luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin. Vetë fakti që njeriu mund të shohë veprime të prekshme në këtë aspekt tregon se sa e vendosur është Qeveria e Kosovës në luftimin e këtyre dukurive. Në këtë aspekt ne jemi duke bashkëpunuar shumë me praninë ndërkombëtare, sidomos me EULEX-in", ka thënë Ministri i Jashtëm, Skender Hyseni Tituj të tjerë: Çështjet e brendshme nuk do të bisedohen me Beogradin, thotë Kuçi Thaçi: Jam i kënaqur me bashkëpunimin me EULEX-in Gjorgjeviqi ka urdhëruar varrosjen e kufomave në Batajnicë Dorëzohet ankesa kundër koncesionit të Aeroportit Pamuk në Shqipëri, kërkon të ruhet identiteti AKR: Pacolli nuk i ka dërguar letër presidentit të Iranit Në Shqipëri, asnjë shenjë për kompromis "Zëri" Fond për prishje të koalicionit - Në Këshillin e Përgjithshëm të LDK, gjatë kësaj jave, do të kërkohet prishja e koalicionit me PDK-në - Do të paguhen ministrat dhe zëvendësministrat e LDK-së që ta lëshojnë qeverinë Tituj të tjerë: KS angazhohet për fillimin e bisedimeve Thaçi çmon bashkëpunimin me EULEX-in Nuk e duan UNMIK-un - UNMIK-u nuk mund të ndërmjetësojë në bisedimet teknike Kosovë-Serbi, thotë Prishtina zyrtare Manipulimet me profitin e Aeroportit Opinione - Greva e lakmisë për pushtet "Tribuna shqiptare" Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskutoi për Kosovën - Mospajtimi për bisedimet Tituj të tjerë: Yves de Kermabon takon kryeministrin, Pieter Feith nuk duket - "Raporte të mira" Tiranë - Kërcënuesi Rama Prishtinë - Të ndryshohet ligji për privatizimin Shkup - Pajtojnë shqiptarët - Sabri Godo dhe Adem Demaçi janë dy emisarët që do të dërgohen për të pajtuar klasën politike shqiptare. Bisedime pa UNMIK-un "Bota Sot" Kosova nuk duhet t'i japë "llogari" Këshillit të Sigurimit - Kundër raportimeve të UNMIK-ut në KS Tituj të tjerë: Pacolli merr premtime për njohje nga Iraku Ekspertiza ndërkombëtare të zbardhë vrasjen e gjashtëfishtë të shqiptarëve - Shteti IRJ i Maqedonisë vrau gjashtë shqiptarë të pambrojtur "Të mëdhenjtë" me Kosovën, Serbia përkrahet nga Kina e Gaboni! - Kosova përsëri në "rend dite" në KS të OKB-së Skenda mbron "sovranitetin e akuzuar" në rolin e sekretarit të Lamberto Zanjerit "Strehë" e kujt është Kosova, për ata që vrasin, apo për ata që vriten? - Editoriali "Kosova Sot" KS i OKB-së mbajti seancë për Kosovën - Hyseni: Ndërhyrjet e Serbisë në veri të Kosovës, të papranueshme Tituj të tjerë: Dorëheqja shpëton gjyqtarët e dyshuar Gjorgjeviqi urdhëroi transportimin e kufomave në Batajnicë Editoriali - E kaluara kriminale serbe "Infopress" Marrëdhenie konstruktive - Kryeministri Thaçi ka takuar shefin e EULEX-it, Iv de Kermabon Tituj të tjerë: Bisdime, si dy fqinjë Urdhëroi varrimin në Batajnicë Miratohet raporti i rregullatorit të energjisë Pasaportat biometrike në vjeshtë E kërkonte Interpoli, arrestohet në Gjakovë "Epoka e Re" Limajt ia montuan - Nuk duhet të ngutemi. Është tepër e ulët të tentohet të linçohet një njeri - Koalicioni PDK-LDK deri në fund - Flet Astrit Haraqija, LDK Tituj të tjerë: Për herë të parë pas bastisjes së Ministrisë së Transportit dhe pronave të ministrit Fatmir Limaj, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim shefin e EULEX-it, Iv de Kermabo - Nuk folën për rastin "Limaj" Hyseni: Dialogu me Serbinë, si dy shtete të barabarta Shqiptarët janë evropianë "Lajm" Serbia përgatitet t'i mbajë zgjedhjet në veri të Mitrovicës - Nuk pengohen! Tituj të tjerë: Zyrtarët e opozitës kërkojnë që të zhvlerësohet Rezoluta 1244 - Rezoluta e tejkaluar Lobim edhe në Irak Kritika për Aeroportin Specializimet - Ndryshohet lista /s.s./
KOMENTE