English

Personazh - Shba - Një Myslimane Zgjidhet Miss Amerika

UASHINGTON, 18 maj /ATSH-MIA/ - Pasi ka thyer tabunë e votimit të presidentit të parë me ngjyrë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës hodhën poshtë edhe një barrierë tjetër kur zgjodhën myslimanen Rima Fakih, 24 vjeçe, miss Amerika. Bukuroshja me origjinë libaneze që jeton në Miçigan ka lënë pas konkurentet nga i gjithë vendi duke triumfuar në një natë që shkruan faqen e radhës të historisë amerikane. Ajo është kurorëzuar nga Donald Trump në "Planet Hollywood" të Las Vegasit. Fakih e diplomuar për ekonomi, ka treguar se nuk është vetëm e bukur, por edhe inteligjente dhe e sigurt në vetvete. Në intervistën pas fitores ajo e cilësoi kontraceptivin një ilaç normal që duhet të përdoret nga njerëzit. Rima shkoi në SHBA në moshë të vogël, u rrit në Nju Jork, ku frekuentoi një shkollë katolike. Entuziast për këtë fitore u shpreh edhe Komiteti Arabo-Amerikan Kundër Diskriminimit. "Është një moment historik që tregon madhështinë e Amerikës", theksoi ky komitet./ a.jor.
KOMENTE