Qeveria Britanike Do Të Mbështesë Procesin E Integrimit Të Shqipërisë Në Be
TIRANE, 18 Maj./ATSH/.- Lordi Watson i Richmond siguroi sot Kryeministrin Berisha gjatë takimit në Tiranë se ai dhe qeveria e tij do të mbështesin proçesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
Zyra e shtypit e kryeministrit bëri të ditur se Lordi Watson i Richmond përgëzoi qeverinë shqiptare për arritjet e saj, si në fushën ekonomike, ashtu edhe në proçesin e integrimit në BE. Ndërkohë, ai shprehu entuziazmin e tij për nismat e qeverisë në lidhje me përhapjen e gjuhës angleze.
Gjatë takimit me Lordin Watson të Richmond, Kryeministri Berisha shprehu angazhimin e qeverisë për të shtuar radhët e studentave anglisht folës. Gjithashtu Kryeministri njoftoi Lordin Watson për iniciativën e qeverisë për përfshirjen e TOEFL në çdo Diplomë Masteri të Nivelit të Parë.
Kryeministri shprehu interesin e qeverisë shqiptare për bashkepunim të ngushtë me qeverinë e re britanike.
/s.s./