English

Rama: Greva, unikale në historinë e vendit

Tiranë, 18 maj, NOA – Greva e urisë e ndërmarrë nga protestuesit socialistë që mbrëmjen e 30 prillit, është unikale në historinë e vendit tonë.

Kështu e ka cilësuar nismën ekstreme të opozitës, kryesocialisti Edi Rama gjatë fjalimit të tij të përditshëm tashmë para protestuesve, duke theksuar se “beteja e opozitës nuk është për interesin e pushtetit, por për interesin publik”.

“Kjo betejë nuk është beteja e një partie kundër një tjetre, por kundër një pushteti që cënon liritë dhe të drejtat”, theksoi Rama

Më tej, kryetari i PS-së ka deklaruar se “beteja jonë është një betejë për të shpëtuar edhe ata njerëz që i kanë shitur interesat e tyre për ato të oborrit”.

“Ata po thonë të vërteta nga më të neveritshmet, për ata që në këtë grevë urie nuk kanë hyrë për veten e tyre, por për mënyrën sesi ata dhe ne duam ta jetojmë jetën tonë në këtë vend që është vendi ynë i përbashkët”, shtoi ai më pas.

Ndër të tjera, Rama tha se “ky vend bëhet dhe është i bekuar nga Zoti, pasi ka gjithçka që i duhet, por atij i ka munguar një qeverisje e cila të burojë nga ambicjet dhe interesat e njerëzve e jo ato të një grushti njerëzish që kërkojnë ta sulmojnë atë nga një grusht njerëzish të papërgjegjshëm për atë që kanë në duart e tyre”.

Në fund të fjalës së tij, ai tha se “te kutitë që ne kërkojmë të hapen për kaq e kaq muaj, nuk qëndron rezultati i asaj që iku, por e vërteta mbi atë që pret të ndodhë dhe e vërteta që duhet të jetë në themelin e demokracisë dhe së ardhmes së këtij vendi”.

n.e/NOA

KOMENTE