English

Rekord në ankandin për pikturën e Picassos

SHBA, 19 Maj NOA - Një pikturë e Pablo Picasso e realizuara në vetëm një ditë në muajin mars të vitit 1932, “Nu au Plateau de Sculpteur” është shitur në ankand për një çmim rekord prej më shumë se 106 milionë dollarë.

Me të vërtetë një rekord, ky çmim për të cilin është blerë ndonjëherë një vepër arti. Kjo pikturë paraqet Marie-Therese Walter, të dashurën e Picasso, ku profili i artistit spanjoll mund të dallohet në sfondin e krijuar nga vetë ai.

Ankandi për shitjen e saj përfundoi për një kohë të shpejtë prej 8 minutash e 6 sekondash dhe mund të themi se tashmë përbën një rekord të vërtetë Guinness në saj të shifrës që është shitur.

r.b/NOA

KOMENTE