Rripi I Gazës - Hamasi Ekzekuton Tre Persona Të Dënuar Për Vrasje
GAZA, 18 maj /ATSH-AFP/ - Autoritetet drejtuese të lëvizjes islamike palestineze Hamas, që ka nën kontroll Rripin e Gazës, njoftuan se kanë vazhduar sot me ekzekutimin e tre personave te dënuar për vrasje.
Në një deklaratë për shtyp, "Ministria e Brendshme" e lëvizjes njoftoi "ekzekutimin e tre kriminelëve që kanë kryer vrasje".
Muajin e kaluar, autoritetet drejtuese të Hamasit ekzekutuan dy palestinezë të dënuar me vdekje për bashkëpunim me Izraelin, pavarësisht protestave të organizatave për mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut./
/i.p/