English

Shba - Clinton: Marrëveshje Me Rusinë Dhe Kinën Për Një Projekt Sanksionesh Të Reja Kundër Iranit

UASHINGTON, 18 maj /ATSH-AFP/ - SHBA-ja arriti një marrëveshje me Rusinë dhe Kinën në lidhje me një projekt që ka të bëje me sanksione të reja kundër Iranit përsa i përket çështjes së programit të tij bërthamor, njoftoi shefja e diplomacisë amerikane, Hillary Clinton. "Ne kemi bashkëpunuar ngushtë me partnerët e grupit të gjashtëshes mbi një projektrezolutë që përmban sanksione të reja kundër Iranit dhe jam e lumtur të them sot se ne kemi arritur një marrëveshje mbi një projekt të fortë me bashkëpunimin e Rusisë dhe Kinës'', theksoi ajo para Komisionit të Punëve të Jashtme në Senatin amerikan./ /ec/ a.jor.
KOMENTE