English

SHBA nxjerr një ligj për kontrollin e lirisë së shtypit të botë

Uashington, 18 maj, NOA – Një ligj për zgjerimin e rolit të qeverisë amerikane në monitorimin e lirisë së shtypit në botë, është firmosur dje nga presidenti amerikan Barak Obama, duke përbërë kështu një hap të rëndësishëm ndihme ndaj medias.

Sipas Obamës, ky akt dërgon një mesazh të fuqishëm se Shtetet e Bashkuara po i kushtojnë vëmendje mënyrës se si operojnë qeveritë e tjera në këtë aspekt.

Ligji titullohet “Daniel Perl”, një gazetar i Uall Street Journal, të cilit iu pre koka në Pakistan në vitin 2002 dhe duke sqaruar rastin në fjalë, Obama tha se vdekja e tij tregon se ka njerëz që do të vepronin në mënyra ekstreme për të mos lejuar gazetarët të bënin punën e tyre.

Prandaj, sipas kreut të shtetit amerikan, është mëse i domosdoshëm hetimi mbi lirinë e medias në botë, kjo referuar edhe të dhënave të përkeqësuara që mbërrijnë nga viti në vit lidhur me këtë tregues.

n.e/NOA

KOMENTE