Shkodër: Humb Jetën Një Punonjës Policie, E Vret Kolegu
SHKODËR, 18 Maj/ATSH-G. Marku/ - Një punonjës policie ka humbur jetën të martën pasdite gjatë një shkëmbimi zjarri me një kolegun e tij, gjatë shërbimit në komunën e Bushatit në Shkodër.
Zëdhënësja e shtypit pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Shkodrës, Fatbardha Çelepia, tha për ATSH-në se "punonjësi i policisë, Ramiz Ademi ka vrarë për motive të dobëta kolegun e tij, Tom Jakini. Forca të shumta të policisë së Shkodrës ndodhen në vendngjarje për të zbardhur plotësisht këtë ngjarje./ch/