English

Shkrimtari Orhan Pamuk Viziton Beratin

BERAT, 18 Maj/ATSH- Flora Nikolla/- Shkrimtari turk Orham Pamuk, i shoqëruar nga botuesja e tij në gjuhën shqipe, Flutura Açka, mbërriti në qytetin e Beratit rreth orës 13:30 në kuadër të vizitës së parë që nisi një dje në Shqipëri. Fituesi i çmimit Nobel në Letërsi në vitin 2006 është pritur nga autoritet lokale të qytetit, prefekti Bujar Hoxha dhe kryebashkiaku Fadil Nasufi, ndërsa ka zgjedhur si auditor bibliotekën "Vehxhi Buharaj" të qytetit të Beratit, i shpallur pasuri botërore e UNESKO-s. Vizita e tij në Berat po ndiqet me një interes të jashtëzakonshëm nga media. I interesuar për thesaret kulturore e muzeale të qytetit muze të Beratit, Pamuk kishte shprehur dëshirën për të vizituar këtë qytet me një histori mjëravjeçare, ku pritet të njihet nga afër me teqenë e Helbitnjve, kalanë ku ndodhet muzeu etnografik dhe muzeu Onufri. Është hera e parë që një autor i Nobelit vjen në Shqipëri, aq më tepër që Orhan Pamuk vjen me një sërë veprash që janë përkthyer këto katër vjet nga shtëpia "Skanderbeg Books". I pari libër që e prezantoi Pamukun në Shqipëri ishte romani "Unë jam e kuqja", që u hodh në treg gati në të njëjtën kohë me ndarjen e çmimeve "Nobel" nga Akademia Suedeze. Pas romanit "Unë jam e kuqja", "Skandërbeg books" solli në shqip të tjerë romane të tij si "Bora", "Baulja e babait", "Kështjella e bardhë", "Stambolli, kujtime dhe qyteti", të cilin e prezantoi vetë dje pasdite në Tiranë. /k.sh/
KOMENTE