Shtëpia E Bardhë: Hillary Clinton Javën E Ardhshme Në Korenë E Jugut
UASHINGTON, 18 maj /ATSH-AFP/ - Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton do të niset javën që vjen drejt Seulit, ku do të zhvillojë takime me qeverinë koreanojugore, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.
Gjatë një bisede telefonike me presidentin koreanojugor, Lee Myung-Bak presidenti amerikan, Barack Obama "konfirmoi se sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton do të niset drejt Seulit për konsultime javën që vjen", njoftoi Shtëpia e Bardhë përmes një deklarate për shtyp.
Presidenca amerikane shtoi se ''ministrat e Mbrojtjes dhe të Punëve të Jashtme të të dy vendeve do të zhvillojnë gjatë korrikut një takim të parë kokë më kokë të llojit ''dy plus dy''.
Megjithatë nuk është bërë publike asnjë datë specifike për vizitën e Clinton në Korenë e Jugut.
Një tur në Azi i numrit një të diplomacisë amerikane është parashikuar tashmë për javën e ardhshme, dhe kryesisht për disa takime të një niveli të lartë në Pekin për të cilat janë përcaktuar datat 24 dhe 25 maj./
/i.p/