English

Sondazh - Itali - Ulet Ndjeshëm Popullariteti I Berlusconit Në 41 Për Qind Në Maj

ROMË, 18 maj /ATSH-AFP/ - Popullariteti i kryeministrit italian, Silvio Berlusconi vazhdon të pësojë rënie duke arritur në 41 për qind dhe duke shënuar kështu nivelin më të ulët që prej ardhjes në pushtet në vitin 2008, ndërkohë që përqindja e atyre që nuk e dëshirojnë Berlusconin ka arritur në 55 për qind, sipas një sondazhi të publikuar sot. Në muajin prill, nga rreth 44 për qind e të anketuarve që ishin në mbështetje të kryeministrit në muajin maj numri i tyre pësoi një rënie në 41 për qind, ndërkohë që numri i të pakënaqurve kaloi në një muaj nga 54 për qind në 55 për qind, numri i atyre që nuk kanë shprehur asnjë mendim është rritur nga dy për qind në katër për qind. Qeveria gjithashtu pati një rënie të ndjeshme duke kaluar nga 38 për qind e personave që ishin pro saj në muajin prill në 35 për qind në muajin maj, sipas sondazhit të realizuar nga instituti IPR për të përditshmen ''La Repubblica''./ /ec/ a.jor.
KOMENTE