English

Taksa Më Të Larta Për Automjetet E Vjetra

-Komisioni i Ekonomisë miraton ndryshimet në p/ligjin për "Taksat Kombëtare"- TIRANE 18 Maj/ATSH-A.Gjonaj/- Makinat e vjetra që importohen, por edhe ato që shiten brenda vendit, do të taksohen më lart se pjesa tjetër. Ministria e Financave ka bërë një riformulim të kësaj takse e cila bazohet tek cilindrat, tek taksa fikse e llojit të karburantit dhe tek taksa fikse për çdo vit përdorimi. Gjatë diskutimit në Komisioni Parlamentar të Ekonomise dhe Financave të p/ligjit "Për taksat kombëtare", deputetët kërkuan që të bëhet emetimi për lëndët që kanë efekte negative, me qëllim që taksa të mos bazohet vetëm tek vjetërsia e automjeteve. Në bazë të p/ligjit, koefiçenti i taksës së mjeteve të përdorura do të jetë 0.5 për autoveturat dhe 0.25 për mjetet e tjera. ndërsa taksa e karburantit do të jetë 25 lekë për naftën dhe 20 lekë për benzinën Ekspertë të Ministrisë së Financave, sqaruan se një taksë e tillë do të vilet gjatë importimit të automjetit në Dogana, ndërsa gjatë shitjeve brenda vendit, ajo do të vilet nga Drejtoritë rajonale e Transportit Rrugor. Të ardhurat nga taksa e importimit të mjeteve të përdoruara ishte 2.9 miliardë lekë për vitin 2009. Sipas ekspertëve të Financave, me këto ndryshime në ligj, ka një pritshmëri edhe më të lartë të të ardhurave nga taksat e mjeteve./n.m/
KOMENTE