Shkodër, 18 maj, NOA – Prej disa kohësh, kishte shfaqur shenja mërzie dhe depresioni nervor, por familjarët duket se nuk i kishin dhënë fort rëndësi kësaj, derisa e gjetën të afërmin e tyre të vetëvrarë me pistoletë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Grudë e Re të Shkodrës, ndërsa mësohet se viktima është 39-vjeçari Agron Sukaj, banues në qytetin verior, i cili është gjendur i vetëvrarë me pistoletë pikërisht pranë tokës së tij.
Lajmi konfirmohet nga burimet e policisë së Shkodrës për agjencinë e Lajmeve NOA, duke pohuar se grupi hetimor përkatës ka kryer veprimet e duhura hetimore ne vendngjarje, ndërsa nga kontaktet e para me të afërmit, rezultoi se viktima kishte shfaqur shenja depresioni.
Ndërkaq, në vendngjarje është gjetur edhe arma e zjarrit, mjeti i tij tip Benz me targë Sh 1144 E si dhe telefoni celular i viktimës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan prokurorisë së Shkodrës për hetime të mëtejshme në kuadrin e veprës penale të “Shkaktimit të vetëvrasjes”.
n.e/NOA