English

Vlorë: Mot I Paqëndrueshëm, Reshje Të Përkohshme Shiu

VLORË, 18 maj/ATSH-H.Koçi/.-Kushtet e paqëndrueshme të motit në gjirin detar të Vlorës do të vazhdojnë edhe sot. Në pjesën e parë të ditës vranësirat do të jenë të pjesshme dhe do të shoqërohen edhe me reshje të përkohshme shiu, ndërkohë që vlerat e temperaturave do të jenë të njëjta me ato të një dite më parë. Burime të Kapitenerisë së Portit bënë të ditur për ATSH-në se sot era do të ketë drejtimin në kuadratin Perëndim-Veriperëndim, me shpejtësi që do të variojë nga 4-6 m/sek, deri në 8-10 m/sek në afërsi të bregut të detit. Temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 21-23 gradë celcius dhe ato minimale në 11-13 gradë celcius. Valëzimi parashikohet të jetë 2-3 ballë brenda gjirit detar dhe 5-6 ballë në det të hapur. Në këto kushte peshkarexhat, sikurse edhe në ditët paraardhëse, nuk do të dalin në gjueti. Kjo situatë meteorologjike nuk do të ndikojë në lundrimin e mjeteve të mëdha. Trageti "Red Star" i linjës detare Brindisi-Vlorë, pritet të lundrojë sot në itinerarin e kthimit drejt portit italian në orët e mesditës./s.s./
KOMENTE