Shkodër, 18 maj NOA Update – Një vrasje mes uniformash blu ka ndodhur pasdrekën e sotme në Shkodër, viktima është Ton Jakini, kurse autori i dyshuar, Ramiz Ademi i cili u dorëzua tek kolegët e tij, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Kryebushat, komuna Bushat e Shkodrës, pranë postës së Policisë lokale. Burimet policore thanë se paraprakisht dyshohet për një vrasje për motive të dobëta.
Në një çast gjaknxehtësie, i dyshuari 44-vjeçar Ramiz Ademi ka hapur zjarr duke i marrë jetën kolegut të tij polic, Ton Jakini, banues në fshatin Naraç, Bashkia Laç Vau Dejës.
Policia tha se është vene ne ndjekje te autorit te dyshuar i cili u largua me shpejtesi nga vendngjarja, por eshte arrestuar pak minuta me pas ne kushtet e flagrancës, pasi u dorëzua pa bërë rezistencë.
Deshmitaret thane se krimi ndodhi fare prane postes policore dhe pranë protagonisteve, autorit dhe viktimes, gjendeshin edhe disa police të tjerë.
Krimi ndodhi ne momentet e dorezimit te detyres nga palët, viktima dhe i dyshuari. “Ngjarja ka ndodhur per motive te dobeta, pas nje konflikti te çastit mes dy kolegeve, pasi te dy keta kane fyer dhe goditur me grushta njeri-tjetrin, Ramiz Ademi ka qelluar me armen e tij te shërbimit”, - i thanë agjencisë NOA, burime zyrtare nga Policia e Shkodrës.
e.r/r.d/NOA