Bulqizë, 19 maj, NOA - Kushtet e këqija të punës në miniera i kanë marrë jetën një tjetër minatori. Bëhet fjalë për 65-vjeçarin, Muharrem Omuri, i cili ka gjetur vdekjen ndërsa ishte duke punuar në galeritë e minierës së Bulqizës.
Sipas dëshmive të kolegëve të tij, Omuri nuk ka qenë duke nxjerrë mineral, por ishte duke punuar për vendosjen e armaturës së galerive.
Mendohet se një pjesë e armaturës nuk ka qenë e vendosur në mënyrë të saktë, gjë që ka sjellë dhe rrëzimin e një pjesë të vogël të galerisë duke i marrë jetë 65 vjeçarit.
Trupi i Omurit është nxjerrë nga galeria vetëm pak minuta më parë nga kolegët e tij dhe forcat e policisë.
Më pas trupi do të dërgohet në spitalin e Bulqizës. Ndërkohë që policia po heton në lidhje me shkaqet e ngjarjes dhe sigurinë teknike që duhet të kishte galeria.
m.xh/NOA