English

Axhenda Ndërkombëtare 19 Maj 2010

------------------------------------------------------------- NGJARJE KRYESORE ------------------------------- BANGKOK - Të paktën pesë persona, ndër të cilët një gazetar italian, janë vrarë sot gjatë përleshjeve mes manifestuesve dhe forcave ushtarake në Bangkok. Liderët e "këmishëkuqve" do të dorëzohen gjatë ditës, pas sulmit të filluar nga ushtria kundër bazës së tyre, njofton një senator në kontakt me ta. TEHERAN/UASHINGTON/NJU JORK/BUKURESHT - Ndjekje e situatës pas shqyrtimit nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së të një projekti të ri sanksionesh ndëshkuese për Iranin për programin e tij bërthamor, fryt i një konsensusi mes fuqive të mëdha pavarësisht një plani turko-brazilian të paraqitur një ditë më parë për shkëmbim lënde djegëse në territor turk. Në Bukuresht, ndjekje e vizitës së drejtorit të përgjithshëm të IAEA-s, Yukiya Amano. TË TJERA --------------- LONDËR/PARIS/BERLIN/ATHINË/STRASBURG/UASHINGTON - Ndjekje e krizës financiare sidomos me reagimin e tregjeve një ditë pas vendimit të ministrave të Financave të BE-së për miratimin e një projekti për rregullimin e fondeve spekuluese, të akuzuara se e kanë rritur gamën e krizës. - Në Berlin, deklaratë e kancelares Angela Merkel përpara deputetëve për fondin e ndihmës për zonën euro, më tej fillon shqyrtimi i projektligjit. - Në Athinë, Greqia rimburson një hua të detyrueshme prej 9 miliardë eurosh, që u mbulua nga transhi i parë i huave dhënë dje nga BE-ja dhe FMN-ja. - Në Strasburg, presidenca e BE-së dhe Komisioni Evropian zhvillon bisedime në Parlamentin Evropian për situatën ekonomike në Evropë. - Në Londër, fjalim i ministrit të ri të Financave, konservatori, George Osborne, përpara konfederatës së industrive britanike (CBI) (17:30). - Në Uashington, votim në bazë të procedurës në Senat për reformën e rregullimeve financire, që mund të bëhet objekt i një miratimi në fund të javës dhe konferencë shtypi e parlamentarëve republikanë për krizën financiare në Evropë dhe pasojën e saj në Shtetet e Bashkuara (16:30). - Në Uashington, banka qendrore amerikane (Fed) bën publike debatet e mbledhjes së fundit për përqindjet e interesit (18:00). NJU ORLEANS/UASHINGTON/HJUSTON (SHBA) - Ndjekje e përpjekjeve të filluara për kufizimin e rrjedhjes së naftës në Gjirin e Meksikës. - Në Uashington, seancë në Dhomën e Përfaqësuesve e shefit të Shërbimit të administrimit të minierave (MMS), përgjegjës për shpimet për naftë në det(14:00). - Në Hjuston, asamble e përgjithshme e aksionerëve të shoqërisë së naftës Halliburton, e përfshirë në shtresën e naftës në Gjirin e Meksikës (14:00). PARIS - Këshilli i Ministrave miraton një projektligj të shumëpritur për ndalimin e mbajtjes së mbulesës së plotë islame në hapësirën publike, përfshirë edhe daljen në rrugë. RAMALLAH (Cisjordani) - I dërguari amerikan George Mitchell takohet me presidentin e autoritetit palestinez Mahmud Abas për herë të parë që prej fillimit të bisedimeve jo të drejtpërdrejta të paqes me izraelitët më 9 maj. UASHINGTON - Vizitë e presidentit meksikan Felipe Calderon, i cili takohet me homologun amerikan Barack Obama, në një kuadër lufte mes karteleve të drogës në kufirin mes dy vendeve dhe polemikës për imigracionin meksikan në Shtetet e Bashkuara (konferencë e përbashkët shtypi në orën 15:50). MADRID - Përfundon samiti i Bashkimit Evropian me Amerikën Latine, që synon kryesisht nxitjen e lidhjeve tregtare mes dy zonave. HAGË - Gjykata Penale Ndërkombëtare (TPI) për ish-Jugosllavinë jep gjykimin në procesin në apel të ish-anëtarit të shërbimeve maqedonase të sigurimit, Johan Tarculovski, i dënuar me 12 vjet burg për krime lufte të kryera në vitin 2001, dhe për të akuzuarin tjetër, ish-ministrin e Brendshëm maqedonas, Ljube Boshkoski, i cili është liruar. UASHINGTON - Dalja e dytë në hapësirë e astronautëve të anijes kozmike Atlantis që ndodhet me mision në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (ISS). /I.Pu.
KOMENTE