English

Barcelona zyrtarizon blerjen e Villës

Spanjë, 19 Maj NOA - Barcelona është hedhur tepër e vendosur në merkato ku në orët e fundit, klubi spanjoll ka zyrtarizuar lojtarin më të ri të ekipit dhe bëhet fjalë pikërisht për David Villa.

Lajmi është bërë i ditur nga presidenti i Valencias, Llorente, i cili ka pohuar transferimin e lojtarit në radhët e ekipit të Guardiolës.

Me sa është bërë e ditur të dy klubet kanë rënë në akord në kuotën e 40 milionë eurove dhe tashmë mund të themi se Villa është një lojtar i Barçës.

Pritet që skuadra e Pep Guardiolës të realizojë dhe një blerje tjetër të rëndësishme dhe flitet se do të jetë pikërisht mesfushori i Arsenalit, Cesc Fabregas dhe kjo si rrjedhojë e largimit të suedezit Zlatan Ibrahimoviç në Premier League.

r.b/NOA

KOMENTE