Skuadra e basketbollit për meshkuj Tirana shpallet Kampione e Shqipërisë për të tretin vit radhazi
Tiranë, 19 Maj 2010 NOA - Në pallatin e sportit “Asllan Rusi” u zhvillua ndeshja e tretë finale midis Tiranës dhe Studentit në basketboll për meshkuj. Skuadra kryeqytetase, e cila sponsorizohet nga kompania Vodafone Albania, arriti fitoren e tretë në takimet finale ndaj Studentit dhe u shpall Kampione e Shqipërisë për të tretin vit radhazi.
Me rezultatin 87-84, skuadra e basketbollit për meshkuj Tirana, arriti të marrë titullin kampion për sezonin 2009-2010. Ky sezon ka qenë një sezon i shumë i suksesshëm për këtë skuadër.
Pas fitores së Kupës së Republikës dhe Superkupës, Tirana shpallet edhe Kampione e Shqipërisë në basketboll për meshkuj.
Vodafone Albania është sponsor gjeneral i klubit sportiv të basketbollit për femra dhe meshkuj të kryeqytetit që prej tetorit 2009.
Si një shembull i biznesit të përgjegjshëm, Vodafone Albania ka qenë një mbështetje e fuqishme për sportin e basketbollit, sport i cili tërheq vëmendjen e një audience të lartë, veçanërisht të të rinjve.
r.n/NOA