Angli, 19 Maj NOA - Është folur shumë se zëvendësuesi i Murinjos, në rast largimi të portugezit nga ekipi i Interit, do të ishte pikërisht tekniku i Liverpulit Rafa Benitez.
Në lidhje me këtë fakt ka folur vetë spanjolli i cili ka hedhur poshtë të gjithë zërat që flisnin për një transferim të mundshëm të tijin në Milano.
“Nuk kam pasur asnjëherë kontakte me ekipin e Interit. Kam një kontratë katër vjeçare me Liverpulin dhe jam i bindur se do të zbatoj këtë fakt”, - deklaroi Bentiez duke mohuar tratativën me ekipin e Interit.
Tashmë mund të themi se në rast largimi të Murinos nga zikaltërit, Mihajloviç mbetet një kandidaturë e mundshme për stolin e ekipit.
r.b/NOA