English

Berisha-Fitto: Raportet Shqipëri-Itali, do intensifikohen edhe më tepër

Tiranë, 19 maj, NOA – Marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë janë në një nivel shumë të mirë dhe këto vitet e fundit ato kanë njohur një ngritje e intensifikim të madh, në mënyrë të veçantë në fushën ekonomike e nga ana e saj, qeveria italiane është e vendosur ta intensifikojë edhe më tej këtë bashkëpunim pozitiv mes dy vendeve tona.

Ky ka qenë konkluzioni i takimit të përbashkët që kryeministri Berisha zhvilloi sot në me ministrin italian për Çështjet Rajonale, Raffaele Fitto, së bashku me delegacionin që e shoqëronte atë.

Nga ana e tij, ministri Fitto e falënderoi kryeministrin shqiptar për pritjen dhe i përcolli përshëndetjet më të ngrohta dhe miqësore të kryeministrit italian, Silvio Berluskoni.

Ndërsa Berisha duke u kthyer ne kohe, i tha Fittos se ai është një mik i vendit tonë, që në vitet kur ai ishte president i rajonit të Pulias, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe se kjo vizitë është një tjetër kontribut i forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Italisë në fusha të ndryshme.

Të dy në fund, nënvizuan rëndësinë e Korridorit 8-të, si një projekt shumë i rëndësishëm për rajonin dhe për Italinë, duke e konsideruar si një rrugë themelore për tregjet dhe bashkëpunimin mes vendeve ku ai parashikohet të kalojë.

n.e/NOA

KOMENTE