Tiranë, 19 maj, NOA - Përvjetori i lindjes së Nënë Terezës do të festohet me ceremoni dhe me simbole të veçanta. Për këtë qëllim, Kryeministri Sali Berisha u shpreh sot se Ministria e Financave do të hedh në qarkullim një sasi të limituar monedhash floriri me portretin e Nënë Terezës.
Deklarata e kreut të qeverisë u bë gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave, ku sipas Berishës do të merren një sërë vendimesh të rëndësishme ekonomike.
“Ky është viti i 100 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës. Unë ndjek me angazhim të gjitha hapat, masat që po ndërmerren në kuadrin e këtij 100 vjetori. Mendoj se në nderim të saj qeveria të presë me fondet e buxhetit një sasi monedhash floriri dhe argjendi me portretin e saj”, ka deklaruar Kryeministri Sali Berisha.
m.xh/NOA