English

Berisha: Protestat Pjese E Demokracise

- Deklaron Kryeministri Berisha në ceremoninë e inaugurimit të Kalatës Lindore të Portit të Durrësit- TIRANE, 19 Maj /ATSH-Gëzim Kabashi/. - "Qeveria dhe institucionet do të vazhdojnë të funksionojnë me kapacitet të plotë, ndonëse gjithkush ka të drejtë të ngrerë kamping, qoftë edhe para zyrës sime", tha Kryeministri Sali Berisha të mërkurën pasdite në ceremoninë e inaugurimit të Kalatës Lindore të Portit të Durrësit. Berisha theksoi se protestat janë pjesë e demokracisë dhe funksionimit normal të shtetit. "Çdo forcë politike bën zgjedhjet e veta dhe unë i respektoj zgjedhjet e opozitës", tha Kryeministri Berisha. /e.xh/s.s./ (Vijon)
KOMENTE