English

Bërthamore-Iran/ Kina: Nuk E Mbyllim Portën E Diplomacisë

NJU JORK, 19 maj /ATSH-ANSA/ - Projektrezoluta me sanksione të reja kundër Iranit, e cila u shqyrtua sot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, "nuk i mbyll portat e diplomacisë", theksoi ambasadori i Kinës në Pallatin e Qelqtë, Li Baodong. Duke folur me gazetarët, delegati kinez deklaroi se "Kina është angazhuar gjithmonë për strategjinë e dyfishtë", që parashikon rrugën e negociatave dhe atë të sanksioneve. Li theksoi më tej se sanksionet nuk e dëmtojnë tregtinë normale ndërmjet Kinës dhe Iranit. /e.v/
KOMENTE