English

Bërthamore-Iran/ Lavrov: Jo Sanksione Të Njëanshme Shtesë (2)

MOSKË, 19 maj /ATSH-ANSA/ - Në një bisedë telefonike, "Lavrov shprehu shqetësim për zërat se SHBA-ja dhe BE-ja do të shkojnë më larg pozicionit të përbashkët të Këshillit të Sigurimit mbi Iranin dhe do të vendosin sanksione të njëanshme", thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Jashtme ruse. "Sanksione të tilla të njëanshme do të përfshinin masa me natyrë ekstraterritoriale, përtej vendimeve të koordinuara nga komuniteti ndërkombëtar dhe në kontradiktë me principin e legjislaturës ndërkombëtare, të përcaktuar qartë në statutin e OKB-së", thuhet në deklaratën e diplomacisë ruse. Të hënën, ministrat e Jashtëm të Iranit, Brazilit dhe Turqisë nënshkruan një deklaratë të përbashkët për këmbimin e uraniumit të pasuruar në nivel të ulët me lëndë bërthamore që do të shërbejë si karburant për një reaktor bërthamor me qëllime mjekësore në Teheran. "Ministri dhe Sekretarja e Shtetit shkëmbyen opinione se si një lëvizje e tillë mund të ndikojë te projektrezoluta e Këshillit të Sigurimit për sanksione të reja kundër Iranit", theksoi dikasteri i drejtuar nga Lavrov. /e.v/
KOMENTE