English

Durrës: Vetëdorëzohet Në Polici, Vrau Motër E Vëlla

DURRËS, 19 maj /G. Kabashi/ - Një person i dyshuar për vrasjen e dy personave para një jave u dorëzua të mërkurën në polici, bëjnë të ditur burime pranë policisë lokale. Sipas policisë, Gëzim Zeneli, 38 vjeç, nga fshati Vinjoll, Kurbin, i shpallur në kërkim në 12 maj, u vetësorëzua pranë policisë. Zeneli dyshohet se, pas një konflikti pronësie, ka vrarë Xhevrie Stafën, 50 vjeçe, dhe Qemal Çepanin, 41 vjeç, motër e vëlla, në fshatin Fushë Thumanë, të Krujës. Pas ngjarjes, policia vendosi një shpërblim 10 mijë euro për personat që posedonin informacion për vendodhjen e Zenelit. Arma e krimit ende s'është gjetur. Çështja i ka kaluar prokurorisë./ch/
KOMENTE