Ekon - Fmn I Kërkon Japonisë Reduktim Të Borxhit Që Nga Viti 2011
TOKIO, 19 maj /ATSH-AFP/ - Fondi Monetar Ndërkombëtar, FMN kërkoi i sot Japonisë të fillojë reduktimin që nga viti i ardhshëm të borxhit të saj, i cili nga viti në vit ka pësuar rritje.
"Besojmë se është një element thelbësor që të operohet sa më parë me masa për reduktime buxhetore në Japoni", deklaroi në Tokio përfaqësuesi i FMN-së për rajonin e Azi-Paqësorit, James Gordon.
Japonia ka një borxh publik, shtetëror dhe rajonal, që arrin në dyfishin e Prodhimit të Brendshëm Bruto./
/i.p/