Ekon - Greqia Paguan Nëntë Miliardë Euro Borxhe Me Një Pjesë Të Ndihmës Financiare
ATHINË, 19 maj /ATSH-MIA/ - Greqia pagoi sot një borxh prej nëntë miliardë eurosh, pas marrjes së një kredie speciale nga BE-ja, përpara valës së re të protestave në vend kundër masave shtrënguese ekonomike ndërmarrë nga qeveria.
Përfaqësuesit e Ministrisë greke të Financave njoftuan se vendi ka arritur ta paguaj borxhin, pasi dje mori kredinë shpëtimtare nga BE-ja me vlerë prej 14,5 miliardë euro.
Këto 14,5 miliardë euro janë pjesë nga pakoja prej 110 miliardë euro, të cilën BE-ja dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) u angazhuan t'i japin Greqisë./
a.jor.