Ekon - Spanjë - Lula Kritikon Mungesën E Reagimit Të Be-Së Përballë Krizës
MADRID, 19 maj /ATSH-AFP/ - Presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva kritikoi sot në Madrid mungesën e reagimit të Bashkimit Evropian përballë krizës ekonomike dhe u shpreh në mbështetje të një sistemi të qeverisjes ekonomike botërore.
"A mund të më thotë dikush pse Gjermania vonoi t'i vinte në ndihmë Greqisë? Si kanë mundur të gjitha fuqitë e Evropës të presin tre muaj për t'i ardhur në ndihmë Greqisë?, shtroi pyetjet Lula para shtypit.
"Sepse vendet kanë humbur pushtetin për të ndërmarrë një politikë monetare dhe varen nga një vendim kolektiv, që në fund nuk është kolektiv, por individual sepse ai që ka paratë vendos në fund'', theksoi ai.
Hezitimi i Gjermanisë për të marrë pjesë në shpëtimin financiar të Greqisë në kuadër të një plani nga vendet e zonës euro dhe FMN-së u kritikua nga shumë vëzhgues, të cilët theksuan se kjo kontribuon në rëndimin e krizës financiare që ka përfshirë këto ditët e fundit zonën euro.
Lula u shpreh gjithashtu në mbështetje të një sistemi të ri të qeverisjes botëror duke theksuar se atkimet e G20-s nuk ishin të mjaftueshme./
/ec/ a.jor.