Ekonomi - Spanjë - Zapatero Parashikon Një Rritje Të Taksave Për Të Pasurit
MADRID, 19 maj /ATSH-AFP/ - Kreu i qeverisë socialiste spanjolle Hose Luis Rodriguez Zapatero u shpreh sot se parashikon një rritje të taksës për më të pasurit në një datë të pacaktuar, pas njoftimit javën e kaluar të masave shtrënguese ekonomike që prekin shtresën e mesme.
"Sipas meje, shumica e qytetarëve mendojnë se kjo përpjekje për zvogëlimin e deficiteve duhet të jetë më e madhe për ata që kanë më tepër", deklaroi Zapatero në një konferencë shtypi.
Rritja e parashikuar e taksave sigurisht që nuk do të prekë shtresën e mesme që po përballon tashmë një pjesë të mirë të përpjekjeve fiskale të vendit", shtoi ajo.
"Ajo do të bëhet në një çast të vlerësuar si të favorshëm nga qeveria në funksion të programit të saj të planit të zvogëlimit të deficitit dhe konsolidimit të financave të vendit tonë", vazhdoi Zapatero.
Ai nuk dha hollësi lidhur me formën që do të marrë kjo rritje taksash.
Spanja po përballet me një degradim të deficiteve të saj publike në 11,2 për qind të PBB-së në vitin 2009 dhe qeveria ka miratuar tashmë një plan të shtrëngimit të rripit prej 50 miliardë euro.
Javën e kaluar, nën presionin e tregjeve dhe të disa vendeve të zonës euro, Zapatero njoftoi masa jopopullore për vitin 2010 dhe 2011, ndër të cilët një ulje pagash për funksionarët që në qershor dhe një ngrirje të rritjes së pensioneve në vitin 2011.
/I.Pu.