English

Eventet, përurohet sallonit i librit italian

Tiranë, 19 maj, NOA – Në kuadër të sezonit të eventeve "Italia dhe Shqipëria në 2010: dy Popuj, një Det, një Miqësi", organizuar nga Ambasada italiane në Tiranë, nesër para Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë, do të përurohet Salloni i librit italian dhe atij shqiptar.

Kjo falë bashkëpunimit me Fondacionin për Librin, Muzikën dhe Kulturën, Bashkinë e Tiranës, Bashkinë e Torinos dhe Shoqatën e Botuesve Shqiptarë.

Bëhet me dijeni se salloni i librit italian dhe shqiptar do të vazhdojë më 21 maj, në bibliotekën e Galerisë Kombëtare, me konferencën “Letërsia dhe Integrim - Letërsia e migracionit italofon”, në përfundim të së cilës do të shpërndahen edhe çmimet për fituesit e Olimpiadës së Gjuhës dhe Kulturës italiane, e cila u organizua më 25 mars të këtij viti.

Programi i sallonit përfshin një seri takimesh me autorë italianë dhe shqiptarë, përfaqësues të letërsive të të dy vendeve, gjithnjë në bibliotekën e Galerisë Kombëtare, pasditet e datave 21- 22-23 maj.

Eventi do të përfundojë ditën e diel, më 23 maj, ditë në të cilën do të përzgjidhen edhe 10 fituesit e konkursit të lidhur me këtë veprimtari, të cilëve do t’u dhurohet nga një bonus prej 50 eurosh që do të shpenzohen në blerjen e librave.

n.e/NOA

KOMENTE