English

Fishë Teknike/ Tajlandë - Me Polenghin Arrin Në 12 Numri I Gazetarëve Të Vrarë Deri Tani

ROMË, 19 maj /ATSH-ANSA/ - Fabio Polenghi, fotoreporteri italian i cili gjeti vdekjen mëngjesin e sotëm në Bangkok, është punonjësi i 12 profesionist i medias i cili ka humbur jetën gjatë detyrës në këtë gjysmë të parë të vitit 2010, sipas një liste të publikuar në faqen e internetit të Reporters sans frontieres "RSF" (Gazetarë pa kufij). Lista e viktimave nis me Valentin Valdes Espinosa, i cili humbi jetën më 8 janar në Meksikë dhe punonte për Z¢calo de Saltillo. Më 9 janar u vra në Afganistan Rupert Hamer i Sunday Mirror. Më 13 shkurt humbi jetën në Jemen Mohammed Shu'i Al-Rabu' i journal Al-Qahira. Më 17 shkurt, në Pakistan, u vra Ashiq Ali Mangi i Mehran TV. Më 19 mars, në Kolumbi, u qëllua për vdekje Clodomiro Castilla Ospina, i cili punonte për El Pulso del Tiempo dhe La Voz de Monteria. Më 14 mars, në Honduras, u godit për vdekje Nahlm Palacios, gazetar i televizionit de Angu n, Canal 5. Më 10 prill në Tajlandë u qëllua për vdekje japonezi Hiroyuki Muramoto i cili punonte për Reuters. Më 16 prill humbi jetën në Pakistan Malik Arif i televizionit Samaa. Të nesërmen, më 17 prill humbi jetën në Pakistan kolegu Azmat Ali Bangash, edhe ai punonte për Samaa TV. Më 4 maj humbi jetën në Irak Sardasht Osman, i cili punonte për Ashtiname, sbeiy.com, aëene.com, hawlati.info edhe lvinpress.com. Dhe në të njëjtën ditë, në Somali, mbeti i vrarë Sheik Nur Mohamed Abkey, i cili punonte për Radio Mogadisho. Gjithmonë sipas RSF-së, aktualisht në të gjithë botën janë burgosur 163 gazetarë dhe nëntë bashkëpunëtorë. Në vitin 2009 në të gjithë botën gjetën vdekjen 76 gazetarë, 26 për qind më shumë se në vitin 2008, 33 u rrëmbyen dhe 573 u arrestuan. /e.v/
KOMENTE