English

Gjendet e vdekur bebja në taracën e spitalit

Pogradec, 19 maj, NOA – Ka ardhur në këtë jetë vetëm për disa çaste, pa mundur që ta gëzojë atë pasi sapo ka lindur, bebja është braktisur nga prindërit e saj dhe është lënë të vdesë pa kujdesin e tyre.

Madje, krimi ndaj kësaj krijese të porsalindur ka arritur deri aty sa të lihet i vdekur në një nga taracat e spitalit, ku edhe është gjendur kufoma.

Ngjarja tronditëse ka ndodhur në spitalin e Pogradecit, aty ku mësohet se është gjendur e vdekur, bebja e braktisur.

Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të këtij qyteti, sipas të cilave “në një nga taracat e fasadës perëndimore të spitalit civil në Pogradec është gjetur e braktisur kufoma e një fëmijë të porsalindur e seksit mashkull”.

Më pas, ato bëjnë me dijeni se po vazhdon puna për zbulimin e autorësisë së këtij krimi, ndërsa materialet i kaluan prokurorisë së Pogradecit për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Braktisje e fëmijëve të mitur”, parashikuar nga neni 124/2 i Kodit Penal, megjithëse ajo është ende pa autor.

n.e/NOA

KOMENTE