Greqia Me Benzinën Më Të Shtrenjtë Në Evropë
ATHINË, 19 maj 2010 /ATSH-MIA/ - Greqia tashmë zyrtarisht mban rekordin e vendit me benzinën pa plumb më të shtrenjtë mes 27 vendeve anëtare të BE-së, tregojnë rezultatet e Eurostatit.
Pas rritjes sërish të tatimit special ndaj derivateve, të urdhëruar këtë vit, çmimi mesatar i benzinës pa plumb tashmë e kalon 1.5 euro për litër.
Të mëdha janë edhe dallimet e çmimeve në rajone të ndryshme në Greqi, ku një litër benzinë në disa vende, siç është rajoni i Magnisias, në Greqinë qendrore, është 1.71 euro.
Benzinë më të lirë ka në Selanik me rreth 1.3 euro për litër. Në vendet e tjera të BE-së çmimi mesatar i benzinës është nën 1.4 euro për litër.
/e.v/