English

Greva e PS hyn në ditën e 19-të, 61 të larguar

Tiranë, 19 maj, NOA – Greva e urisë e Partisë Socialiste poshtë godinës së Kryeministrisë, tashmë ka hyrë në ditën e saj të nëntëmbëdhjetë, e së bashku me shtimin e shifrave të zgjatjes në kohë, duket se janë shtuar së tepërmi edhe ato të largimeve prej saj.

Kështu, burime zyrtare të selisë rozë bëjnë me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA se ka arritur tashmë në 61 numri i grevistëve, të cilët janë larguar nga mjedisi i çadrave të ngujimit, drejt atyre spitalore për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.

Sipas tyre, gjendja e grevistëve të vendosur në bulevard para godinës së Kryeministrisë, vazhdon të rëndohet edhe më tej, ndërsa ende nuk është arritur zgjidhja e kësaj situate të krijuar prej mëse 19 ditësh.

Ditën e djeshme i janë drejtuar spitalit edhe dy deputete socialiste, Olta Xhaçka dhe Shega Ligori.

Ndërkaq, nga ana e tij, presidenti i Republikës Bamir Topi ka deklaruar dje lidhur me ngërçin politik se “janë të gjitha instrumentat ligjore për të zgjidhur situatën”.

Kurse kryesocialisti Rama i është drejtuar si në mitingun e çdo mbrëmje, rivalit të tij politik, Berisha, duke i bërë apel se ai ka frikë nga e vërteta e kutive.

n.e/NOA

KOMENTE