Itali - Ministria E Jashtme Konfirmon Vdekjen E Një Shtetasi Italian Në Bangkok
ROMË, 19 maj /ATSH-ANSA/ - Ambasada italiane në Bangkok konfirmon vdekjen e një shtetasi italian gjatë përleshjeve në kryeqytetin tajlandez, njoftoi pak më parë Ministria e Jashtme italiane.
Mediat njoftuan më parë vdekjen e fotoreporterit italian Fabio Polenghi gjatë përleshjeve të ashpra ndërmjet forcave të rendit dhe "këmishave të kuqe" në Bangkok. Lajmi pritej të konfirmohej zyrtarisht.
/e.v/