English

Kirgistan - Otunbajeva Merr Postin E Presidentes Së Përkohshme

BISHKEK, 19 maj /ATSH-MIA/ - Kryetarja e qeverisë së përkohshme të Kirgistanit, Roza Otunbaejva do të marrë edhe postin e presidentes së vendit për një periudhë kalimtare. Në pajtim me dekretin qeveritar të rastit, periudha kalimtare do të zgjasë deri më 31 dhjetor 2011, ndërsa presidenti i përkohshëm nuk do të ketë të drejtë të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale në vitin 2012. Sipas këtij dekreti, presidenti i përkohshëm njëkohësisht do të kryejë edhe funksionin e kryeministrit deri në formimin e qeverisë së re. Presidenti aktual i Kirgistanit, Kurmanbek Bakijev u rrëzua nga pushteti në fillim të prillit me protesta të dhunshme, ku humbën jetën 87 persona./ a.jor.
KOMENTE