English

Kosovë- Somalia, Vendi I 69-Të Që Njeh Pavarësinë E Kosovës

PRISHTINË, 19 Maj /ATSH-B. Jashari/.- Republika e Somalisë njohu sot zyrtarisht Republikën e Kosovës, bëri të ditur pak Ministria e Jashtme e Kosovës. Me një notë diplomatike drejtuar Ministrisë së Jashtme të Republikës së Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme e Somalisë konfirmonte vendimin e qeverisë së saj për njohjen e Kosovës, shtet të pavarur dhe sovran. Në notën diplomatike thuhet se, qeveria e Somalisë është e vetëdijshme për kontributin vital që Republika e Kosovës ka dhënë për stabilitetin dhe bashkëekzistencën paqësore në Ballkan. Somalia është vendi i 69-të që njeh pavarësinë e shtetit më të ri të Kosovës./s.s./
KOMENTE