English

Kryeministri Berisha Niset Për Në Strasburg

BURG TIRANE, 19 Maj/ATSH/.- Me ftesë të zotit Joseph Doul, Kryetar i Grupit të Partive Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian dhe të zotit Martin Schulz, Kryetar i Grupit të Partive Socialiste Europiane në Parlamentin Evropian, Kryeministri Berisha niset për në Strasburg, njoftoi të mërkurën në mbrëmje zyra e shtypit e Kryeministrisë. Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, do të marrë pjesë në një darkë që shtrohet për të dhe për Kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama. Gjatë kësaj darke do të diskutohet gjerësisht mbi rrugët dhe mbi mënyrat për t'i dhënë fund ngërçit politik në Shqipëri, thuhet në njoftim./f.n.
KOMENTE