English

Leterme: Belgjika Do Të Drejtojë Be-Në Pavarësisht Problemeve

BRUKSEL, 19 maj /ATSH-AFP/ - Belgjika do të jetë e aftë të sigurojë me energji presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, pavarësisht zgjedhjeve të parakohshme më 13 qershor, konfirmoi sot kryeministri belg, Yves Leterme. "Do të ketë shumë energji gjatë gjashtëmujorit të dytë 2010'', theksoi Leterme. Që prej dorëheqjes së Yves Leterme më 22 prill, si pasojë e mosmarrëveshjeve mes partive flamande dhe frankofone të koalicionit, qeveria e tij drejton çështjet aktuale. Ai do të bëjë të njëjtën gjë për disa javë apo muaj pas zgjedhjeve legjislative që do të zhvillohen në mes të muajit qershor dhe formimi i një qeverie të re është një rrugë e gjatë dhe e vështirë në Belgjikë./ /ec/ a.jor.
KOMENTE