English

Londër - Ministria E Jashtme U Bën Thirrje Britanikëve Të Shmangin Udhëtimet Në Bangkok

LONDËR, 19 maj /ATSH-AFP/ - Ministria e Jashtme u bëri thirrje britanikëve të shmangin udhëtimet në Bangkok pas trazirave dhe zjarrit që përfshiu kryeqytetin tajlandez ku këmishëkuqtë u përballën me qeverinë tajlandeze. "Ministria e Jashtme paralajmëron kundër udhëtimeve në Bangkok për shkak të situatës së paqëndrueshme të sigurisë dhe dhunës së paparashikuar në kryeqytetin tajlandez'', njoftoi Ministria britanike e Punëve të Jashtme në një komunikatë. ''Ky lajmërim nuk ka të bëjë me udhëtarët tranzit në aeroportin e Bangkokut'', theksoi Ministria e Jashtme britanike./ /ec/ a.jor.
KOMENTE