English

Operacioni “Prangat”, kap shumë të kërkuar nga policia

Elbasan, 19 maj, NOA – Forcat e policisë së Elbasanit, kanë mundësuar që brenda harkut kohor 1-javor, të vënë në pranga shumë persona të shpallur në kërkim për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Lajmi konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke bërë me dije se që të gjithë këta të kërkuar janë arrestuar nën operacionin e koduar “Prangat” dhe lista nis me 16-vjeçarin me inicialet A.J, banues ne Elbasan, akuzohet për vrasje.

Ndërsa i dyti i ndaluar është 17-vjeç, mban inicialet A.D, është banues në Librazhd dhe akuzohet për veprën penale të “Plagosjes së rëndë me dashje”, sikundër po për këtë vepër është arrestuar edhe 50-vjeçari me inicialet A.S, banues ne Elbasan.

Kurse 23-vjeçari që mban inicialet A.R, akuzohet për veprën penale të “Kalimit të paligjshëm të kufirit”.

Por ka edhe nga ata të ndaluar që janë arrestuar se vidhnin në mënyrë të paligjshme energjinë elektrike, si përshembull 42-vjeçari me inicialet G.U, banues në Elbasan.

Forcat policore të Elbasanit, bëjnë me dije ndërkaq, se po punojnë intensivisht për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim, si të përfshirë në ngjarje të ndyshme.

n.e/NOA

KOMENTE