Pasqyra E Shtypit Shqiptar
TIRANË, 19 Maj/ATSH/.- Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit shqiptar të publikuar të martën:
Gazeta " Koha Jonë"
BOSCH KONFIRMON BERISHËN:ZGJIDHJE VETËM ME KORNIZAT LIGJORE
Ambasadori i Prezencës së OSBE në Tiranë, Rober Bosch ka konfirmuar një ditë më parë nëpërmjet një deklerate për shtyp kryeministrin Berisha i cili gjithnjë ka këmbëngulur për një zgjidhje sipas Kushtetutës dhe vendimeve të gjykata të pavarura.
Tituj të tjerë:
Mejdani: Rama të ndale grevën e urisë
Ristani:Zgjedhjet , kompromisi me ligjin cenon shtetin juridik
Gazeta " Shqip"
NEGOCIME TË TJERA NGA BRUKSELI
Ambasadori Bosch tërhiqet nga marrëveshja, apel:Gjeni zgjidhje. Ai thekson se pas nëntë muajsh të gjatë, klasa politike shqiptare duhet të gjejë pa humbur më kohë, një zgjidhje për të cilën duhet të bien dakord të dyja palët. Qëndrimi i dytë i Bosch brenda pak ditësh duket se ka ardhur në të njëjtën linjë me prononcimin e kreut të delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë , Helmut Lohan, të shtunën e shkuar.
Tituj të tjerë:
Ekspertët e BE vijnë në Tiranë për pyetësorin, shpjegime për komisionin hetimor. PS pret ndërhyrje ndërkombëtare.
Orhan Pamuk:Berati më kujton qytetin ku kalova fëmijërinë
Gazeta " Panorama"
BE INSPEKTON KUTITË, BOSCH HARRON PAKTIN
Komisioni Europian ka kërkuar në KQZ që të inspektojë vendin ku mbahen kutitë e votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit. Kërkesa ka ardhur pas takimit të zyrtarit të KE për Shqipërinë , Bert Kuby, me kreun e KQZ, Ristani. Ambasadori Bosch harron draftin e kompromisit:"Palët të gjejnë zgjidhje me parimin e transparencës brenda kornizës ligjore shqiptare".
Tituj të tjerë:
Zbardhet ligji i ri për faljet , kërkesë vetëm në Ministrinë e Drejtësisë
Kadare:Të hapen arkivat, aty është e vërteta
Gazeta " Shekulli"
PS, DEPUTETË TË RINJ DO TË HYJNË NË GREVË
Vendimi:greva do vazhdojë , nëse nuk zgjidhet kriza , do hyjnë deputetë të rinj.Grupi parlamentar socialist ka diskutuar dje për gati dy orë mbi situatën politike, ecurinë e negociatave dhe strategjinë e mëtejshme që do të ndjekë opozita për vijimin e betejës së saj.
Tituj të tjerë:
Bosch: Politika të gjejë zgjidhje pa humbur kohë
Tre gjyqtarë, provim para deputetëve
Gazeta Shqiptare
PROVIME ME LEKE, DEL SKEMA E KORRUPTIMIT TE PEDAGOGEVE
Zbardhen përgjimer:Si kërkonin paratë për cdo provim, nga 50 mijë deri në 300 mijë lekë. Denoncimi i studentit që i mori provimet duke paguar.
Tituj të tjerë:
Kriza, publikohet lista e grevisteve, Meidani te ulen Rama e Berisha
Spitali Ushtarak, 2 muaj pa ujë të rrjedhshmë
Gazeta "Rilindja Demokratike"
LIGJI ËSHTË I QARTË MATERIALET HAPEN, FLETËT E VOTIMIT DIGJEN
Procedura/ KQZ vendos për të hapur kutitë e votimit , dërgon në arkivë matërialet zgjedhore dhe djeg fletët e votimit bashkë me kundërfletët. Kreu i KQZ deklaron se nuk mund të ketë zbatim të pjesshëm të Ligjit dhe Kushtetutës.
Tituj të tjerë:
Berisha: Rama të marrë shëmbull nga Pannella për grevat e urisë
Turpi i çadrave, kreu i PS po " rekruton"protestues me para
Gazeta "Zëri i Popullit"
RISTANI BERISHA NË PANIK"DO DJEG FLETËT E VOTIMIT . OSBE NDËRHYN:TRANSPARENCË
Kreu i KQZ, Arben Ristani është rikthyer me kërcënimin se do të djegë fletët e votimit të 28 qershorit. Ai deklaroi një ditë më parë se kjo është një kërkesë e ligjit.
Tituj të tjerë:
Dibra dhe Berati vërshojnë në bulevard.
Nga cadrat në spital/Grevistët :Nuk ndahemi prej kauzës
Gazeta " Integrimi"
PRESIDENTI TOPI:SITUATA ZGJIDHET ME DIALOG DHE DUKE RESPEKTUAR KUSHTETUTËN
Presidenti Bamir Topi ka thënë një ditë më parë se zgjidhja për situatën politike , të krijuar tashmë prej kohësh do të gjendet vetëm nëse palët ulen dhe lexojnë me vëmendje Kushtetutën dhe ligjet e vendit.
Tituj të tjerë:
Meta:Kosova e pavarur, klimë e re për stabilitetin ne gjithë rajonin e Ballkanit
Nënshkruhet projekti pëe gazësjellësin në Shqipëri. /a.g/