English

Pasqyra E Shtypit Të Kosovës

PRISHTINË, 19 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme: "Koha Ditore" Konferenca BE-Ballkan ende me dilema - Zbehen pritjet nga Konferenca e Sarajevës - Sa i përket pjesëmrrjes së Kosovës, ka mbetur vetëm dilema se "kush do t'ia japë fjalën Skënder Hysenit në takim". Por, pos mënyrës së pjesëmarrjes (jo) të barabartë të Kosovës, ka shumë dilema të tjera rreth rezultateve të kësaj konference. Shumë diplomatë druajnë se në vend që të inkurajojnë vendet e Ballkanit, kjo konferencë do të shërbejë për t'ua kumtuar atyre lajmin e hidhur se "asgjë më në procesin e zgjerimit nuk do të jetë sikur deri tash" dhe se do të jetë rrugë e gjatë e këtyre vendeve deri në BE Tituj të tjerë: Ilir Meta mbron pavarësinë e Kosovës te bota arabe Sejdiu në Malajzi fton biznesmenët të investojnë në Kosovë Kermabon tri orë bisedon me krerët e Policisë së Skenderajt Pasqyrim real i Kosovës në Këshillin e Sigurimit Ministri nuk di për dëmin e targave të ish-Jugosllavisë "Express" Opsioni i kryesuesit në LDK - Pas Kuvendit të Shtatë Zgjedhor, LDK mund ta ketë Kryesuesin e saj. Ky është plani për t'i deleguar përgjegjësitë kryesore tek një njeri. Kjo do të thotë që Fatmir Sejdiu mendohet të jetë sërish Kryetar i LDK'së dhe President i Kosovës, ndërsa si Kryesues përmendet Isa Mustafa. Tituj të tjerë: Mbërrin ftesa për Sarajevë Në luftën e Kosovës - Roli i pazbuluar i Shqipërisë Dhimbja për Besianin - Besian Idrizaj u varros në vendlindjen e tij, të martën. Ish-futbollistin e Liverpoolit e përcollën me lot mijëra qytetarë. Ndreqen mes vete - Kryeministri Hashim Thaçi, Përfaqësuesi i BE'së dhe Shefi i EULEX'it po flasin për raporte të shkëlqyeshme dhe të ngushta bashkëpunimi. Në Qeveri thonë se "Rasti Limaj" nuk i ka prishur asnjëherë raportet mes këtyre zyrtarëve. Koment - Koncesioni i Aeroportit - Shkruan: Christopher Dell "Tribuna shqiptare" Urime popullit të Kosovës! Tituj të tjerë: Tiranë - Topi thërret sërish për dialog Prishtinë - Edhe në IBRD - Kosovës i duhet edhe një votë për t'u anëtarësuar në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Shkup - I shpallin vrasës shqiptarët PDK-LDK mohojnë sërish se do ta prishin bashkëqeverisjen - "Loja" me koalicionin Repriza e Hysenit Plus 170 pyetje për Shqipërinë "Bota Sot" Koncesioni i Aeroportit - Tërheqja e investimeve strategjike afatgjata, arritje monumentale e Kosovës Tituj të tjerë: Kosova para anëtarësimit në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim Presidenti fton biznesmenët të investojnë në Kosovë - Sejdiu në Malajzi Lehtësohet hapja e bizneseve në tetë komuna Fshehja e identitetit shtetëror! Parlamenti.i partive apo i Sovranit? "Infopress" Arritje monumentale - Shkruan Christopher Dell, ambasador i ShBA-ve në Kosovë Tituj të tjerë: Raport i të arriturave Autoritetet shtetërore të Kosovës, kanë marrë ftesën zyrtare për pjesëmarrje në Samitin e Sarajevës Strategjia po jep shenja pozitive "Bechtel&Enka" vazhdon punët Ish-komunarët paditen edhe në EULEX "Epoka e Re" Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Christopher Dell, e ka përgëzuar qeverinë për procesin e koncesionimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës - Dell i jep vulë Tituj të tjerë: Në KS të OKB-së u prezantuan të arriturat e shtetit Kosova merr ftesë zyrtare për Konferencën e Sarajevës Të gjithë në mbrojtje të euros! "Kosova Sot" E vërteta rreth koncesionit të Aeroportit Tituj të tjerë: Mishi i importit, 30% më shtrenjtë Qeveria afër marrëveshjes më FMN-në Riemërimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve, përgatitet lista për Pejën, Gjilanin e Prizrenin Editoriali - Mes konspiracionit dhe së vërtetës "Lajm" Intervistë me kryeprokurorin e Shtetit të Republikës së Kosovës, Ismet Kabashin - Askush s'do të kursehet - Prokurorët e vendit nuk janë marrë me Ministrinë e Transportit, ngase rasti është paraqtur në EULEX. Nëse do të ishte paraqitur te vendorët, do të veprohej njësoj. Tituj të tjerë: Në Këshillin e Sigurimit nuk përmendet mbajtja e zgjedhjeve serbe në veri - Heshtja - miratim Koncesioni i aeroportit Prishtina merr ftesën për Sarajevë - Me formatin Gymnich Deputeti nuk përfill urdhrat e gjykatës - Policia e çon me zor në seancë "Zëri" Kriza në PDK reflektohet në komuna - Situata e PDK-së në Gjlan dhe Prizren, për analistët dhe opozitën tregon se në partinë e kryeministrit ka filluar të shpërthejë kriza Tituj të tjerë: AAK heq dorë nga padia ndaj Sejdiut Serbët të shikojnë nga Prishtina Shefat e "koncesionarit", të akuzuar për dallavere Mësimdhënësit refuzojnë trajnimin Editoriali - Shtohen kërkesat - Idesë së kryetarit të Komunës së Prishtinës Isa Mustafa, për daljen e Lidhjes Demokratike të Kosovës nga koalicioni qeverisës me Partinë Demokratike të kryeministrit Thaçi vazhdimisht po i shtohen zërat që e mbështesin atë./s.d/
KOMENTE