Polici: Arrestohet Nje 24-Vjeçare, Shfrytëzonte Të Miturën Për Prostitucion
N
TIRANË, 19 Maj /ATSH.- Pranë hotel "Ferrari" në Tiranë sot Policia ka arrestuar dy të reja nga Tirana, të dyshuara për "shfrytëzim prostitucioni".
Burime zyrtare të Policisë së kryeqytetit, konfirmuan sot për ATSH-në se, "në prangat e policisë përfunduan mëngjesin e sotëm, 24 vjeçarja Orjana Këllezi si dhe vajzë që e shoqëronte".
Sipas policisë, "dy të rejat dyshohen se shfrytëzonin për prostitucion në hotelet luksoze të Tiranës një 17- vjeçare nga Shkodra, emri i të cilës, për arsye moshe, nuk bëhet i ditur"./ n.m/