English

Policia/ Operacioni "Bulevard": Në Pranga 9 Persona Per Trafik Narkotikësh

TIRANË, 19 Maj /ATSH, Mira Shkurta / - Policia e Tiranës arrestoi mbrëmë 9 persona të dyshuar për trafik narkotikësh në një banesë në afërsi të Bulevardit "Zogu i Parë", ndërsa sekuestroi lëndën narkotike, e cila dyshohet se vine nga zonat e Jugut, me destinacion Tiranën. Burime zyrtare të Policisë thanë sot për ATSH-në se, në vijim të luftës antidrogë, :operacioni policor i koduar "Bulevard", mundësoi mbrëmjen e së martës arrestimin e shtetasve: Klevis Abazaj,Gjergj Ndini,Gerin Hasaj,Ervin Taullau,Ergys Hasaj,Armand Beaj, Albano Kolonjari dhe Idajet Belulaj, përkatësisht të moshës 20- 26 vjeç, kryesisht studentë". Gjatë kontrollit në banesën e marrë me qera, ku mendohet se studentët kryenin aktivitetin e tyre të paligjshëm, në cilësinë e provës materiale, Policia sekuestroi mbi 1 kg lëndë narkotike dhe një sasi të hollash. Materialet hetimore lidhur me këtë ngjarje, i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Tiranës, thanë burimet e Policisë së Tiranës. Vetëm pak ditë më parë, Prokuroria e Krimeve të Rënda e ndihmuar nga autoritetet e drejtësisë italiane, mundësoi arrestimin e 7 personave të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike në rrugë tokësore nga Shqipëria drejt Italisë në periudhën kohore shtator 2008- prill 2009./n.m/
KOMENTE