English

Poloni - Të Paktën Gjashtë Të Vdekur Nga Përmbytjet E Mëdha Në Vend

- Evakuime në shumë rajone jugore VARSHAVË, 19 maj /ATSH-AFP/ - Bilanci i përmbytjeve në Poloni arriti në gjashtë të vdekur, ndërkohë që mbi 500 persona janë evakuuar sot nga Krakova, rajon jugor polak, ku ujërat e Vistulës kanë përmbytur shumë rrugë dhe autostrada pas çarjes së një dige, deklaruan disa burime nga ekipet e emergjencave. Trupi i një personi të moshës 67 vjeç u gjet në një rrjedhë uji në afërsi të Bielsko-Biala, rajon jugor, deklaroi sot policia lokale ku shtoi se ishte viktima e gjashtë e përmbytjeve që kanë përfshirë jugun e Polonisë që prej katër ditësh. Në Krakovë, një rajon u mbushur me hotele të frekuentuar nga turistë të huaj u evakuua, deklaroi një zëdhënës i ekipeve të zjarrfikësve, Andrzej Siekanka. Bashkia e qytetit prej 750 mijë banorësh njoftoi se ka mbyllur shumë shkolla të cilat kërcënohen nga përmbytja. Në disa rajone të tjera të jugut të Polonisë mijëra persona janë zhvendosur nga ekipet e shpëtimit. Shumë rrugë dhe autostrada janë mbyllur ndërkohë që shumë ura janë shkatërruar nga vërshimi i ujërave të rrëmbyeshme. Kryeministri polak, Donald Tusk vizitoi dje zonat e prekura ku premtoi mbështetje dhe ndihmë materiale për të gjithë banorët./ /i.p/
KOMENTE