English

Presidenti Sejdiu, në Forumin Islamik Ekonomik Botëror për njohjen e Kosovës

Kuala-Lumpur, 19 maj, NOA - Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka mbajtur sot një fjalim në Forumin Islamik Ekonomik Botëror në Kuala-Lumpur të Malajzisë.

Përveç fjalimit, Sejdiu ka pasur takime dhe me liderë të ndryshëm, që po marrin pjesë në këtë konferencë, njofton zyra e presidencës së Kosovës.

Në takimin me presidentin e Maldiveve, Mohamed Nasheed, presidenti Sejdiu i ka shprehur falënderim për njohjen e Kosovës, raporton zyra e shtypit e Presidentit të Kosovës.

“Populli dhe institucionet e Kosovës, e vlerësojnë lart përkushtimin Tuaj për afirminin he njohjen e vendit tonë në botë”, tha zoti Sejdiu.

Presidenti Nasheed premtoi angazhimin e Maldiveve, që “Kosova të ketë njohje të reja”.

Në takimin me Sovranin e Brunejit, Sulltan Hassanal Bolkiah, presidenti Sejdiu tha se pret që “sa më parë të merret në konsideratë kërkesa për njohjen e Kosovës”.

m.xh.NOA

KOMENTE